Vendosni fjalën kyçe....

Man.United arrin marrëveshjen me Real Madrid për Casemiro, transferimi do i kushtojë rreth 70 mln euro


Manchester United ka arritur marrëveshjen për blerjen e Casemiros nga Real Madrid.

Marrëveshja mes “Djajve të Kuq” dhe Real Madridit është arritur për 60 milionë euro, plus 10 të tjera bonuse.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se edhe Casemiro ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për marrëveshje katër vjeçare, me mundësi vazhdimi deri në vitin 2027.

Testet mjekësore dhe viza do të realizohen gjatë fundjavës.