Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje me armë zjarri mes shqiptarëve në Itali, vritet një person


Një shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Pisa të Italisë, pas një përplasje me disa bashkëkombas të tij.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sasso Pisano në provincën e Pisas.

Emri i viktimës nuk bëhet ende i ditur ndërsa nuk dihet shkaku pse ka nisur sherri mes shqiptarëve.