Vendosni fjalën kyçe....

Rritja e numrit të rasteve me Covid-19, Rama kërcënon me karantinë


Kryeministri Edi Rama nënjë video-mesazh drejtuar qytetarëve, lidhur me rritjen e numrit të rasteve për disa ditë rresht me virusin e ri korona,  ka kërkuar respektimin e rregullave për të parandaluar përhapjen.

Rama “kërcënoi” qytetarët me rikthimin e masave shtrënguese dhe karantinës.

Trendi në rritje po vazhdoi këtu jo vetëm do na sjellë dëme, por do të na detyrojë të kthehemi mbrapsht, në karantinë deri në daljen e vaksinës. Do bëhemi njerëz dhe të respektojmë rregullat, apo do ta bëjmë si lopa që i bie me shqelm kovës së qumështit kur e mbush. Jam shumë i shqetësuar se nuk kam ndërmend të bëjë sehir kur dikush e ka harruar fare që armiku i padukshëm është në lëvizje. Në tre ditë kemi më shumë shtrime se sa në kulmin e pandemisë”-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *