Vendosni fjalën kyçe....

Kim shprehet e kënaqur për takimin me ambasadoren e BE-së: Do punojmë ngushtë për zbatimin e reformës në drejtësi


Ambasadorja amerikane ka thënë sot se mezi pret që të punojë me homologen e saj të BE-së për të mbështetur zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri.

Në një postim në Twitter, Kim shkruan se është e lumtur që ka takuar ambasadoren e BE-së Hohmann e mezi pret të punojë ngushtë me ekipin e BE-së.

“E kënaqur që takova ambasadoren e BE në Tiranë Christiane Hohmann. Ajo është e emocionuar që negociatatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE janë çelur zyrtarisht. Mezi presim të punojmë ngushtë me ekipin e BE-së për të mbështetur përpjekjet e njerëzve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.” – shkruan Kim.