Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshimet klimatike, projekti 70 milionë dollarë i BB për bujqësinë nis në shkurt


Projekti që do të mbështesë sektorin e bujqësisë në kuadër të ndryshimeve klimatike i miratuar në mars 2023 pritet të bëhet efektiv në shkurt të këtij viti.

Banka Botërore bëri të ditur se kjo erdhi si efekt i kërkesë së qeverisë e cila kërkoi që afati i ri i nisjes të jetë 15 shkurti i këtij viti.

“Projekti është miratuar më 16 mars 2023 dhe Marrëveshja e huasë është nënshkruar më 4 gusht 2023. Kredia nuk ka është ratifikuar ende nga Parlamenti dhe projekti ende nuk është shpallur efektiv.

Me kërkesë të Qeverisë, a është vendosur afati i ri i efektivitetit, i cili është 15 shkurt 2024. Ratifikimi i huasë dhe më pas shpalljen efektive të projektit duke plotësuar kushtet shtesë të efektivitetit përpara afatit të ri, që është 15 shkurt 2024, është kritike për fillimin në kohë të aktiviteteve të projektit” bëri të ditur Banka në një dokument vlerësimi paraprak të projektit.

Ky institucion financiar po mbështet projektin për Rezistencën Klimatike dhe Zhvillimin e Bujqësisë me një fond prej 70 milionë dollarë i cili është i ndarë në tre komponentë.

Në komponentin e parë është promovimi i bujqësisë së zgjuar klimatike dhe aksesi në tregje me një kosto 44 milionë USD, i dyti rritja e përputhshmërisë me standardet e sigurisë dhe cilësisë së ushqimit me një vlerë 22 milionë USD dhe së treti forcimi i kapacitetit të analizës së bazuar në dëshmi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe komunave me një kosto 4 milionë USD.

Objektivi i zhvillimit të projektit është të rrisë konkurrencën dhe qëndrueshmërinë klimatike të vlerës të zinxhirëve prioritarë agro-ushqimore.

Disa nga treguesit që do të maten gjatë këtij projekti janë shitja e prodhimeve bujqësore nga fermerët përmes Mikro Qendrave dhe grumbullimi i ushqimit.  Fermerët e lidhur me nën presion dhe sipas kërkesës dhe shërbimi publik i ujitjes në zonat e projektit.

Konsumi total i energjisë për skemat e ujitjes dhe kullimit të mbuluara nga energjia e rinovueshme e prodhuar sipas projektit. Aktivitete bujqësore në klastra të dedikuara apo pjesëmarrja e grave në aktivitetet të lidhura me HUB-et e ushqimit.

Ndryshimet klimatike janë bërë një shqetësim real për sektorë të ndryshëm në ekonominë globale dhe bujqësia është një ndër to.

Ndër rreziqet që i kanoset sektorit ka të bëjë me uljen e produktivitetit apo rritjen e dëmtuesve në rajone të ndryshme për shkak të rritjes së temperaturave, intensitetit të reshjeve  apo edhe tregues të tjerë. Viti 2023 cilësohet si viti më i nxehtë ndonjëherë globalisht qysh nga nisja e mbajtjes së të dhënave që i takojnë vitit 1850./N.Maho

VINI RE: Ky materal është pronësi intelektuale e Monitor