Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas këmbësorin në Fier, humbet jetën 52-vjeçari


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier.

Një automjet ka përplasur një këmbësor në fshatin Metaj.

Nga aksidenti ka ndërruar jetë 52-vjeçari B.Z.

Sot, rreth orës 22:00, në fshatin Metaj, Fier, shtetasi E. K., 36 vjeç, banues në Metaj, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin B. Z., 52 vjeç, banues në Metaj, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit“-njofton policia.