Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Porti i Durrësit është një aferë, qeveria shpik investitorët strategjikë nga njerëzit pranë Ramës


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ngriti shqetësimin e investitorëve. Sipas tij, bizneset e ndershme në Durrës dhe gjithë Shqipërinë vuajnë, ndërsa qeveria shpik investitorë strategjikë, që marrin asetet publike të vendit.

Sipas ish-Presidentit Meta, projekti për Portin e Durrësit është një aferë, duke i bere thirrje qytetareve qe te kenë kujdes.

Ju e dini sa po vuajnë sipërmarrësit e ndershëm në Durrës dhe gjithë Shqipërinë dhe shikoni si papritur shpiken investitorë strategjike duke marrë asetet më të mira publike dhe falë vendimeve selektive, favorizuese në dëm të konkurrencës nga vetë qeveria dhe kryeministri.

Kemi aferën e portit që do ta quaja unë, një aferë që është kundërshtuar nga opinionin për shkak të transparencës, por edhe nga BE sepse bie në kundërshtim me marrëveshjen e stabilizimit-asocimit. Kjo marrëveshje bën të Qartë që të gjitha marrëveshjet e tilla duhet të bëhen në bazë të konkurrencës dhe jo eliminimit të konkurrencës

Këtu kemi të bëjmë me një aferë shumë të qartë, me një arrogancë dhe brutalitet nga i cili nuk përfitojnë qytetarët e Durrësit dhe as ekonomia e Durrësit. I ftoj qytetarët që të jenë të kujdesshëm”, tha Meta.