Vendosni fjalën kyçe....

Cilat janë organizatat në Shqipëri që marrin para nga Fondacioni i Sorosit


Nuk është më sekret se miliarderi liberal George Soros, ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë një sërë organizatash joqeveritare në të gjithë botën, ndërsa prej tyre kanë dalë edhe disa prej politikanëve kryesorë.

Soros akuzohet në të gjithë botën, se ka ndërhyrë në politikat e vendeve të tyre, për interesat e tij. Shqipëria nuk ka qëndruar imune nga kjo.

Disa prej politikanëve kryesorë në vend kanë dalë pikërisht nga këto organizata të financuara nga Soros, përmendim këtu kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, që vinte nga Lëvizja Mjaft, ministren Elisa Spiropalin nga e njëjta organizatë, ministrin Gent Cakaj nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Kosovën apo Ditmir Bushati nga Lëvizja Europiane në Shqipëri, etj.

Por cilat janë organizatat në Shqipëri që kanë marrë para nga Soros? Emisioni “Top Story” në Top Channel, publikoi mbrëmjen e 1 tetorit një listë prej 28 organizatash, disa prej të cilave janë të njohura, por një pjese nuk u kishim dëgjuar as emrin.

LISTA

  1. Lëvizja Europiane në Shqipëri,
  2. Qendra për studime parlamentare,
  3. Lëvizja “Mjaft”,
  4. Partnerët e Shqipërisë,
  5. Instituti për demokraci dhe ndërmjetësim,
  6. Këshilli Zgjedhor i Shqipërisë “Respublika”,
  7. Instituti i mediave shqiptare,
  8. Instituti shqiptar i studimeve ndërkombëtare,
  9. Instituti shqiptar për studime bashkëkohore,
  10. Komiteti shqiptar i Helsinkit,
  11. Aleanca gjinore për zhvillim,
  12. Shoqata  “Refleksione”,
  13. Shoqata për popullsinë dhe zhvillimin,
  14. BIRN Albania,
  15. Open Data Albania,
  16. Open Spending Albania
  17. Qendra për përparimin e zhvillimit njerëzor (CUCHR).
  18. Platforma shqiptare për avokim të politikave,
  19. “Transparency International”- Shqipëri,
  20. Instituti “Agenda”,
  21. Instituti për menaxhim Lindje-Perëndim.
  22. Organizata “Lëviz Albania”
  23. Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome
  24. Shoqata “Fëmijët janë e ardhmja”
  25. “Instituti për Studime Politike”
  26. “Porta vendore”
  27. “Dhoma Zgjedhore”
  28. Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes

Këto janë vetëm disa nga organizatat që kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë fondet e Soros. Por cilët janë drejtuesit e tyre shqiptarë? Ne po përmendim vetëm një pjesë prej tyre. Nga Lëvizja Europiane në Shqipëri, përmendim dy anëtarët e bordit drejtues: Florian Xhafa dhe Ilir Aliaj. Ky i fundit është një nga themeluesit e Lëvizjes Europiane në Shqipëri dhe aktualisht anëtar i Bordit Drejtues.  Ai është Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve.

Nga Lëvizja “Mjaft”, përmend shumë emra politikanësh më lart, por çfarë ka ndodhur sot me organizatën? Sot kjo organizatë ka një bord thuajse anonim, i vetmi anëtar aktiv i këtij bordi është Aldo Merkoçi. Kjo Lëvizje nuk duket më aktive sikur ishte në kohën para se të largohej Veliaj dhe t’i bashkohej PS-së. Nga Instituti i mediave shqiptare, përmendim Remzi Lanin si drejtues të saj.

Ndërkohë Drejtoreshe ekzekutive e Komitetit shqiptar të Helsinkit, një nga organizatat e renditura në listë, është Erida Skëndaj.

BIRN Albania, është një ndër organizatat më të fuqishme të Sorosit që vepron jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera të rajonit. Përsa i përket degës së BIRN në vendin tonë, drejtoreshë ekzekutive dhe koordinatore e aktiviteteve të rrjetit është Kristina Voko.

Drejtoresha e Open Data Albania, ku mbështetemi shpeshherë për të dhënat mbi shpenzimet e qeverisë apo çështje të tjera, është Aranita Brahaj.

Ndërkohë drejtori ekzekutiv i organizatës  “Lëviz Albania” është Erton KASHTA.

Pjesa më e madhe e projekteve me të cilat punojnë këto organizata, lidhen me ligjin dhe qeverisjen, një pjesë e madhe e drejtuesve të tyre kanë background juridik, çka na shtyn të mendojmë se përmes tyre miliarderi George Soros mundohet të kontrollojë politikën shqiptare./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *