Vendosni fjalën kyçe....

Shpallet në kërkim 43-vjeçari, bashkëshortja e akuzon se rrëmbeu fëmijën e mitur të çiftit


Një 43-vjeçar, banues në Fushë Krujë është shpallur nër kërkim nga policia e Fierit pasi bahkëshortja e tij e akuzon se i ka rrëmbyer fëmijën e mitur edhe është larguar.

38-vjeçarja me iniciale Sh.Sh. ndodhej në fshatin Vjosë të Fierit te prindërit kur bashkëshorti, me të cilin dyshohet se ka pasur probleme ka shkuar dhe ka marrë vajzën e mitur të çiftit dhe është larguar në drejtim të paditur.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. Sh., 43 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasja Sh. Sh., 38 vjeç(me banim të përkohshëm në Fier), se bashkëshorti i saj, shtetasi G. Sh., i ka marrë fëmijën e mitur dhe është larguar.”