Vendosni fjalën kyçe....

Prokurori i shkarkuar ‘i mbështetur nga Soros’ kërkon hakmarrje nga Guvernatorit republikan në SHBA


Prokurori i Floridës, i cili u pezullua nga Guvernatori Ron DeSantis për kundërshtimin e zbatimit të ligjeve shtetërore të abortit dhe mbështetjen e operacioneve për ndryshimin e seksit të fëmijëve, është zotuar të luftojë, duke thënë se largimi i tij nga pushteti ishte një sulm ndaj demokracisë.

“Ron DeSantis po përpiqet të përmbysë demokracinë në Florida.” – tha të dielën në një video në Twitter, prokurori i shtetit të kontesë Hillsboro, Andrew Warren.

“Komploti i tij për të më pezulluar mua shkel haptazi bazën më themelore të demokracisë sonë, votën tuaj.”

Warren, fushata zgjedhore e të cilit 2016 u financua nga miliarderi dhe aktivisti demokrat George Soros me origjinë hungareze, nuk specifikoi se çfarë do të sjellë lufta e tij kundër DeSantis. Ai pretendoi se duke e zgjedhur atë, votuesit në zonën e Tampës treguan se ndajnë vizionin e tij për drejtësinë penale.

DeSantis pezulloi Warren të enjten, duke thënë se ai e kishte ‘vënë veten publikisht mbi ligjin’ duke u zotuar se nuk do lejonte askënd të kryente aborte të paligjshme ose të ofrojë medikamenteve që ndryshojnë hormonet të miturve dhe as operacionet për ndryshimin e seksit për të miturit.

“Ne po pezullojmë prokurorin e mbështetur nga Soros, Andrew Warren për lënien pas dore të detyrave të tij pasi ai u zotua të mos zbatojë ligjet e shtetit.” – tha Guvernatori.

Ndërsa Florida nuk ka miratuar ende një ndalim për ndryshimin e seksit të fëmijëve, abortet pas 15 javësh shtatzënie kanë qenë të paligjshme në shtet që kur Gjykata e Lartë e SHBA përmbysi ligjin që e lejonte të njohur si ‘Roe kundër Wade’ në qershor.

 

Warren u zotua të mos e zbatonte ndalimin dhe në vitin 2021, ai nënshkroi një deklaratë të përbashkët me prokurorët e tjerë të shtetit duke deklaruar se ai nuk do të ndiqte penalisht askënd që ofronte ‘kujdes gjinor’ për ‘të rinjtë transgjinorë’.

Të dielën, Warren argumentoi se DeSantis po sfidon vullnetin e votuesve që e zgjodhën atë. Ai e quajti pezullimin një ‘cirk politik’ dhe tha se nuk do ta lejojë guvernatorin t’ia hidhte paq.

“Ron DeSantis nuk mund të zgjedhë vetë prokurorët e shtetit të Floridës.” – tha Warren.

“Njerëzit i zgjedhin. Kjo është arsyeja pse DeSantis dhe abuzimi i tij me pushtetin duhet të ndalet. Më lejoni të jem i qartë, kjo nuk do kalojë pa luftë.”

Soros thuhet se ka shpenzuar 40 milionë dollarë gjatë dekadës së fundit për të ndihmuar në zgjedhjen e 75 prokurorëve të krahut të majtë në të gjithë SHBA-në, duke përfshirë postet e prokurorëve të qarkut në rreth gjysmën e 50 qyteteve më të mëdha të Amerikës, sipas Fondit të Mbrojtjes Ligjore të Zbatimit të Ligjit, një grup mbrojtës pro-policisë.

Shumë prej këtyre prokurorëve kanë zbatuar reforma ‘progresive’, duke lënë më shumë kriminelë të dalin nga burgu pa kërkesa për lirim me kusht dhe duke kërkuar të shkurtojnë afatet e burgimit për disa autorë të dënuar më parë.

Kritikët i kanë fajësuar këto politika për rritjen e krimit të dhunshëm në qytete të tilla si Filadelfia, Los Anxhelosi dhe Çikago.