Vendosni fjalën kyçe....

Mediet: Rama ka propozuar si Shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Arben Kingjin


Gjeneral Brigade Arben Kingji pritet të jetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Sipas televizionit “News 24”, kryeministri Edi Rama ka propozuar gjeneral Kingjin dhe siç e parashikon ligji Presidenti Bajram Begaj pritet ta dekretojë atë në detyrën më të lartë në Forcat e Armatosura Shqiptare, detyrë të cilën ai e mbante vetë deri në qershor.

Deri më sot Gjeneral Brigade Arben Kingji mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore.

Yllin e gjeneralit, Kingji e ka marrë dy vite më parë ndërsa mbante detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Më parë ai ka ushtruar edhe detyra të tjera si atashe ushtarak në Rumani. Gjeneral Brigade Kingji ka mbajtur edhe detyrën e komandantit të Kontigjentit në disa misione në Afganistan e Irak.