Vendosni fjalën kyçe....

Kryetari i Bashkisë së Pukës: Ka kryetar bashkish që hanë e pinë me trafikantë


Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të hënë, duke u shprehur se kolegët e tij në bashkitë e tjera të vendit favorizojnë kultivimin e drogës dhe janë të lidhur me trafikantët.

 “Ky çrregullim vjen nga mungesa e burimeve njerëzore. Kjo situatë na bën me besu se gjendja do të ndryshojë. Unë mendoj që nuk mundet një polic që thyen disiplinën në Shkodër me e pru në Pukë/ Kur ai ka thyer disiplinën e thyen kudo!

Nuk mund të jetë kryetar bashkie dikush që telefonohet nga trafikantët dhe han e pinë me to. Ka një problem këtu dhe për këtë duhet me e nis kontrollin që nga kryetarët e bashkisë e deri te punonjësi i policisë se ka pas disa raste që janë konstatuar.”- tha Gjonaj, citon Balkanweb.

Këtë deklaratë ai e bëri në mbledhjen e zhvilluar paraditen e sotme mes drejtorëve të policive të Qarkut të Shkodrës, ku janë bërë bilancet e punës së uniformave blu.

Në këtë mbledhje, drejtori i Policisë së Shkodër, ka thënë se në vitin 2021, janë asgjësuar 53.873 bimë narkotike. Janë kontrolluar 430 ambiente të mbyllura javën e shkuar dhe nuk është gjetur asnjë ambient për përdoret për drogë.

Ndërsa kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e ka cilësuar qytetin si një zonë problematike.