Vendosni fjalën kyçe....

Një episod flagrant si mediet po manipulojnë për pandeminë (VIDEO)


Silvio Nervuti është një nga zërat ndryshe në Itali, që po censurohet nga mediet sociale për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me pandeminë e Covid-19.

Nervuti tregon përmes videove të tij se si medie manipulojnë realitetin për të shkaktuar frikë dhe tronditje në popullatë lidhur me pandeminë, dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, madje edhe për të sfiduar mjekët e spitalit, në mënyrë që të respektojnë udhëzimet e imponuar nga lart dhe ta bëjnë situatën alarmante.

“Unë nuk jam një VIROLOG, nuk jam mjek dhe as infermier, por vetëm një vëzhgues që shikon përtej asaj që ata na lënë të shohim.
Nuk i besoj politikës, aq më pak medias, kështu që shumicën e kohës shkoj ta kërkoj të vërtetën vetë. Pra, le të flasim për këtë ‘virus’. Është mashtrimi më i madh në histori!
Le të jemi të qartë, nuk është se nuk ekziston! Me siguri ka pasur një grip, virulent, por prej këtu për ta bërë atë një pandemi botërore, shumë gjëra nuk më bindin .. por le t’i shikojmë hap pas hapi.”– thotë Nervuti në një nga videot e tij, duke pranuar se nuk është ekspert në fushën e shëndetësisë, për të qenë transparent me publikun dhe më pas tregon shembuj se si mediet po shkaktojnë panik me pandeminë.

Përgjatë këtyre muajve ai ka shpërndarë disa video, të cilat janë censuruar me argumentin se po dezinformon për Covidin.

Nervuti nuk flet në mënyrë shkencore për sëmundjen, por thjesht mbledh faktet e raportuara në medie dhe i komenton ato duke sjellë një trajtim ndryshe nga interpretimi i situatës nga mediet.

Së fundmi, Nervuti dha një shembull nga mediet në Madrit, ku gazetarja e një televizioni kombëtar atje flet për një dyfishim të rasteve me koronavirus në një episod në muajin gusht.

Televizioni spanjoll e mbulon përditë çështjen e pandemisë dhe kur bëjnë një lidhje me një mjek që punon në frontin e parë, gazetarja e programit La Mañana, përpiqet ta tregojë situatën alarmante.

Por mjeku e lë gazetaren të flasë vetëm, ndërsa bën një shprehje në fytyrë si i çuditur me ato që thotë ajo në studio për ta nxjerrë bllof pasi të mbaronte. 

Komuniteti i Madridit sipas gazetares kishte raportuar 654 pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit dhe 540 të shtruar në spital, nga të cilët 70 ishin në kujdes intensiv.

Doktor Luis de Benito, i cili punon në spitalin El Escorial, mohoi që situata të ishte serioze, të paktën në spitalin e tij. Ai theksoi se “është e vërtetë që një rritje po vërehet në numrin e të pranuarve, por javën e kaluar nuk kishte asnjë të shtruar në spitalin El Escorial, dje ishin vetëm tre dhe kemi në dispozicion rreth 120 shtretër. Nuk më duket si një përqindje që tregon tejmbushje.”- u përgjigj doktor Luis de Benito, duke e hutuar gazetaren.

“Unë nuk e di se cilat spitale kërkoni ju “- thotë ai duke shtuar: “Më parë, në Mars dhe Prill, kur kishte një pandemi, ju nuk flisnit për këtë”.

Gazetarja e pakënaqur me përgjigjen e mjekur vijon më pas të flasë për vaksinat që po prodhohen.

“Vaksina është një mjet parandalimi, nuk e di nëse shërben vaksina. Shërben kundër frikës dhe alarmit të përgjithshëm në shoqëri që po gjenerohet.”– thotë Benito.

Gazetares që nuk po i dilte raportimi sikurse ajo e dëshironte, kthehet nga kolegu i saj në studio për përkrahje. Ai vazhdon: “Doktor nuk e di nëse e dëgjova mirë, apo ju nuk na e keni shpjeguar mirë. Të thuash se s’kemi folur pandeminë, do të thotë të na quash budallenj në fytyrë. Në cilën botë ke jetuar?!”.

Doktori i cili ka kaluar gjithë këtë periudhë duke punuar në spital, i kthehet gazetarit duke e pyetur se ku ka jetuar ai.
Gazetari më pas tregon se ka qenë vetë në rrugë dhe ka parë trupat e të vdekurve.
“Ah ke parë të vdekurit… I keni firmosur ju certifikatat e viktimave?!”– i përgjigjet mjeku dhe këtu gazetarja përfundon intervistën.

Pjesë nga debati:

Gazetari: Doktor, nuk e di nëse ju dëgjuam mirë apo nuk u shpjeguat ju mirë. Ta lëmë portën të hapur… sepse të thuash se nuk kemi folur për pandeminë gjatë marsit, prillit, majit e qershorit e deri më sot, do të thotë të na bëni për budallenj në fytyrë. Më falni nëse po tregohem shumë i sinqertë. S’kemi bërë gjë tjetër veccse të flasim 24 orë në të gjitha kanalet e komunikimit
-Dr. De Bonito: Trajtimi i i lajmit nuk ka qenë i njëjtë
-Gazetari: O burrë, po sigurisht që secili ka bërë interpretimin që i ka leverdisur, por të thuash që s’kemi raportuar për pandeminë siç keni thënë ju, ju në çfarë bote keni jetuar?
-Dr. De Bonito: Brenda spitalit mik, ju ku keni jetuar ? Brenda redaksisë?
-Gazetari: Jo por unë kam dalë në rrugë, kam parë të vdekur, kam parë të sëmurë
– Dr.De Bonito: heee paske parë të vdekurit, ti e ke firmosur certifikatën e tyre të vdekjes?
– Gazetari: Për fat të keq nuk e kam patur atë fat

Ndërprerja e intervistës nga gazetarja e programit, e detyroi mjekun të dilte në një video në rrjetet sociale, duke theksuar se spitalet janë më pak se 1% të okupuara këtë periudhë dhe shpreh shqetësim për shëndetin mendor të njerëzve për bomobardimin me kaq shumë lajme dhe alarme në lidhje me koronavirusin.

Edhe pse doktor Benito ka marrë mbështetje sociale, ai është censuruar nga mediet dhe Nervuti përpiqet ta risjellë qëndrimin e mjekut spanjoll, për të dhënë dhe anën tjetër që mediet s’po tregojnë./Përgatiti për Hashtag.al, Dajana Dobrozi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *