Vendosni fjalën kyçe....

Meta flakë për flakë me Ramën – Karikatura e tij i kushtohet një femre tip  “Mata Hari” të quajtur Neta


Ish-presidenti Meta i është përgjigjur flakë për flakë kryeministrit Rama pas një shënimi të gjatë tijin në Facebook ku sulmonte kreun e Partisë së Lirisë dhe ish-kryeministrin Berisha teksa merr në mbrojtje Autoritetin e Dosjeve dhe kreun e saj Genta Sula.

Meta ka publikuar një karikaturë të bërë nga kryeministri Edi Rama, të cilin e quan karikaturistin e preferuar të Sigurimit, në revistën ‘Në Shërbim të Popullit’.

Meta shkruan se në shkrimin e porositur nga Sigurimi flitet për heroizmin e një ‘Mata Hari’ shqiptare të quajtur Neta.

“Ju përshëndes me këtë karikaturë të karikaturistit të preferuar të Sigurimit, Edi apo Edvin Rama, përshtatur në një shkrim të revistës “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983, ku çuditërisht në shkrimin e porositur nga Sigurimi flitet për heroizmin e një “Mata Hari” shqiptare të quajtur Neta.” – shkruan Meta.