Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Bashkë me Monën ju urojmë një fundjavë të mbarë


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë këtë mëngjes me publikun, një foto ku shihet krah të shoqes Monika Kryemadhi.

Në mesazhin që shoqëron foton, Meta shprehet se bashkë me Kryemadhin u urojnë ndjekësve një fundjavë të mbarë.

“Bashkë me Monën ju urojmë një fundjavë të mbarë.”- shkruan ai.

Që pas largimit nga Presidenca, Meta vazhdimisht ka publikuar foto me bashkëshorten e tij, apo fëmijët, me të cilët po kalon më shumë kohë. Ndonëse ka vijuar aktiv që ditën e parë pas dorëzimit të detyrës, me marrjen e drejtimit të Partisë së Lirisë.