Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku i Nju Jorkut: Jemi në rënie, Wall Street është në kolaps


Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams ka deklaruar se SHBA ka hyrë në një recesion, duke kundërshtuar kështu pretendimet e mëparshme të presidentit Joe Biden se ekonomia është “në rrugën e duhur”.

“Jemi në një krizë financiare siç nuk mund ta imagjinoni kurrë… Wall Street është në kolaps. Ne jemi në një recesion.”-tha Adams në një event në Nju Jork të organizuar nga Project Hospitality.

“Ti më thuaj çfarë të heq nga pjata nëse do që të vendos diçka tjetër në pjatë. Unë po vij te ju si qytet dhe po ju them: ‘Kaq kemi, kaq’.”– deklaroi ai sipas RT.

Deklaratat e zyrtarit të lartë vijnë në kontrast me garancitë që Biden dha më herët në të njëjtën ditë, duke deklaruar se pavarësisht faktit se “ekonomia po ngadalësohet”, përpjekjet e Uashingtonit për të luftuar inflacionin në rritje në vend e kishin vendosur ekonominë “në rrugën e duhur”.

Si Adams ashtu edhe Biden po komentonin shifrat zyrtare të publikuara më herët të enjten që tregonin se ekonomia amerikane është tkurrur për dy tremujorë radhazi, gjë që konsiderohet një shenjë e një recesioni.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut më vonë i ndryshoi fjalët e tij, duke deklaruar se është prerogativë e presidentit të përshkruajë gjendjen e ekonomisë.

“Presidenti do të vendosë për titullin zyrtar se ku jemi; ky është presidenti dhe unë ndjek drejtimin e presidentit. Kemi të bëjmë me kohë të vështira ekonomike, por do ta kalojmë, sepse kam besim te presidenti.”– tha ai për mediat.