Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi në negociata me Barcelonën për Depay


Juventusi ka filluar bisedimet “preliminare” me Barcelonën për Memphis Depay, shkruan ESPN, pasi që ka pasur sugjerime që lojtari e ka ofruar vetveten të Bardhezinjtë

Teksa Zonja e Vjetër është duke shikuar për përforcime në sulm dhe po vuan për të arritur një marrëveshje për rikthimin e Alvaro Moratas nga Atletico Madrid, Barça, e cila ka shpenzuar shumë këtë verë dhe ka nevojë që të lirohet nga pagat e lojtarëve të padëshiruar, kanë pranuar që të flasin me italianët.

Depay është njëri nga lojtarët që Barça nuk e dëshiron, kështu që holandezi e ka ofruar vetveten te Juve.

ESPN shkruar që negociatat kanë filluar dhe mbetet të shihet nëse të tri palët do të arrinë që t’i zgjedhin problemet.

Sulmuesi i gjithanshëm, 28 vjeçar, mund të ndihmojë shumë Dusan Vlahovic apo të jetë zëvendësues i serbit, duke i dhënë kështu mundësi të mëdha taktike Max Allegrit, të cilat ai po i kërkon.

Depay ju bashkua Barcelonës verën e kaluar si lojtari i lirë pasi që u largua nga Olympique Lyonnais dhe kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2023.