Vendosni fjalën kyçe....

Sassoli letër Ruçit dhe kryeparlamentarëve të tjerë të Ballkanit: Po përpiqemi t’ju përfshijmë në mekanizmat reaguese të BE-së


Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli i është drejtuar me një letër kryeparlamentarëve të Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve edhe Gramoz Ruçi.

Pas shqetësimit të ngritur nga Ruçi, Sassoli thotë se BE po përpiqet të përfshijë në mekanizmat reaguese edhe vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë për momentin pjesë e Unionit.

Sipas Sasolit, çdo masë e marrë në nivel europian duhet të përfshijë edhe Ballkanin Perëndimor.

 “Ne po përjetojmë një sfidë të paparë, te shkaktuar nga pandemia COVIC-19. Një problem global nuk mund të ketë zgjidhje kombëtare, dhe në shumë aspekte, kjo përhapje e Koronavirusit është një test për solidaritetin tonë evropian. Institucionet evropiane vepruan mirë dhe paraqitën një linjë unike në propozimin e zgjidhjeve evropiane – zgjidhje të bazuara në solidaritet dhe që përpiqen të mos lënë mënjanë vendet më të brishta.

Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes tonë evropiane dhe prirja e tyre evropiane është përtej çdo dyshimi. Ndaj, jam plotësisht dakord me ju kur thoni se çdo masë e marrë në nivel evropian duhet të përfshijë vendet tuaja, dhe së paku të mos shkaktojë ndonjë pasojë negative në përpjekjet tuaja për t’u pëballur me pandeminë COVID.

Të jeni të sigurtë se BE tashmë po shqyrton mënyrat për të përfshirë rajonin tuaj në mekanizmat e tij reagues.”- shkruan Sassoli.

Ai bën thirrje që vendet e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor duhet të qëndrojnë të bashkuar.

“Si President i Parlamentit Evropian mund t’ju siguroj për mbështetjen time të plotë për të gjetur zgjidhjet më të mira, në mënyrë që ju të mund të mbroheni nga efektet negative të kësaj krize. Miqtë e mirë e tregojnë dashurinë e tyre në kohë të vështira, jo vetëm në kohë të mira. Është koha për solidaritet dhe rajoni juaj duhet të përfshihet. Nëse rrimë të bashkuar, mund të dalim më të fortë nga kjo krizë.”, shkruan Sassoli në letrën drejtuar kryeparlamentarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Disa javë më parë Ruçi bashkë me homologët e Ballkanit Perëndimor i kërkuan BE-së të përjashtonte Ballkanin Perëndimor nga masa për ndalimin e eksportit të pajisjeve mjekësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *