Vendosni fjalën kyçe....

Sali Berisha: Ëngjëll Agaçi i dyti pas Ramës në aferën e Inceneratorëve


Kryetari i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka akuzuar Engjëll Agaçin si numrin dy që qëndron pas aferës së Inceneratorëve. Të parin ai konsideron kryeministrin Edi Rama.

Më pas shpjegon pse Agaçi është i dyti në këtë aferë.

“Arben Ahmetaj është strumbullar i vjedhjes monstruoze. Por para se të shkojmë te ai, dua të ndalem te i dyti pas Edi Ramës. Ai është mafiozi, që unë e kam quajtur Don Agaçio Dhuratmadhi.

Ky mafioz ka shkelur nga Kodi Penal, nenet e shpërdorimit të detyrës, e shkeljes së barazisë në tendera, e fshehjes së të ardhurave, e përfitimit të paligjshëm, korrupsionit pasiv, pastrimit të produkteve të veprave penale, moskallëzim krimi, etj.

Ai, në mënyrë më të papërgjegjshme, është promotor i aplikimit të procedurës me negociata të mbyllura.

Po rikujtoj këtu se, detyra e tij më kryesore është një: të shikojë përputhjen me aktet ligjore të vendimeve të qeverisë.

Ai ka një departament specialistësh, të sprovuar juridikë dhe ka një departament të luftës kundër korrupsionit.

Por, interesi i pasurimit të tij personal, e shtyn këtë mafioz të shkruajë se, të mashtrojë se autoriteti kontraktues ka shpallur procedurën. Autoriteti kontraktues nuk ka shpallur asnjë procedurë, por e ka dhënë me negociata të mbyllura si në shpellat e mafias.

Këtu fillon afera e tmerrshme mbi 450 milionë euro të vjedhura.”– tha Berisha.