Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Berishës: Ahmetaj vetëm një eksponent, kreu i mafies së djegësave është Rama, paratë për djegësat i mori nga Fondi i Emergjencave


Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediet, pas shkarkimit të Arben Ahmetajt nga detyrat si zv.kryeministër dhe ministër i Rindërtimit.

Ai shprehet se Rama e shkarkoi Ahmetajn për të “larë duart” në lidhje me aferën e inceneratorëve, ndërsa denoncon se paratë për këtë vjedhje kanë dalë pikërisht nga Fondi i Emergjencave të KËshillit të Ministrave me firmën e tij dhe në mënyrë të jashtëligjshme.

“Sot njoftohet se Edi Rama për të larë duart me krimin e tij më të shëmtuar, aferën ndër më të mëdhatë në historinë e vendit, aferën e djegësave, ka shkarkuar nga detyra Arben Ahmetajn.

Me këtë rast unë duke e konsideruar Arben Ahmetajn një nga eksponentët kryesorë të mafies së djegësve, shtoj se kreu i kësaj afere është një dhe vetëm një, dhe ky është Edvin Rama, Edi Rama.

Në aferën e incenertorëve ai ka firmosur siç ka pohuar vetë në kundërshtim me ligjin, Edi Rama ka firmosur në mënyrën më të paligjshme kontratën bazuar në procedurën antiligjore të negociatave të mbyllura. Edi Rama në shkelje flagtrante të ligjit dhe të baraisë së tenderave, i ka firmosur kontratën e një kompanie e cila kishte zero eksperiencë në fushën e plehrave. Edi Rama është përgjegjësi numër një në vjedhjen monstruoze të aferës së djegësva sepse të nderuar zotërinj, për djegësin e Elbasanit dhe të Fierit, ministria e Mjedisit që u përdor në ekzekutimin e kësaj vujedhjeje, kishte në buxhetin e saj zero lekë. Paratë e djegësave u morën nga Fondi i Këshillit të Ministrave për Urgjencën, fond që në përputhje me ligjin e vendit përdoret vetëm në rastin e katastrofave natyrore dheb fatkeqësive natyrore. Edi Rama këtë fond e përdori për të përvetësuar bashkë me zyrtarët e tij dhjetra e dhjetra milionë euro. Me urdhër të tij, nga fondi i emergjencës së Këshillit të ministrave kaloi dhjetra miionë euro në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit për vjedhjen me Inceneratorët. Edi Rama është përgjegjës direkt, sepse ai firmosi kontratën me procedurë të mbyllur në një kohë kur Enti Zyrtar i Prokurimeve Publike, ajo që quhet Agjencia e Prokurimeve Publike, me shkresë kishte denoncuar më përpara si të paligjshme prodecurën me negociata të mbyllura.

Kurrë një kryeministër përveç atij që ëvendos të vjedh para me valixhe nuk mund të firmoste një procedurë të tillë. Edi Rama është koka, e kësaj afere të tmerrshme. Në rastin e Inceneratorit të Tiranës, jashtë çdo ligji përveç ligjit të vjedhjes, ai vendos bonus 8 pikë avantazh për kompaninë që tani është publike, u përdor për të gjitha vjedhjet, Gugallja, Zoto e të tjerë. Edi Rama ka pranuar se ka firmosur në mënyrë të paligjshme, por ka mohuar se njihte Gugallen, Zoton e Mërtirin, në një kohë kur në ligjëratën që i bënte vjedhjes së tij, ata ishin më të rëndësishmit në sallë. Pra, ky është Edi Rama në raport me vjedhjen dhe duhet t’i informoj qytetrët se vjedhja në Inceneratorin e Tiranës shkon sipas KLSH-së në 283 milion euro.

Arben Ahmetaj është strumbullar i vjedhjes monstruoze, por para se të shkojmë tek Arben Ahmetaj, duhet të ndalem tek i dyti pas Edi Ramës. I dyti pas Edi Ramës, është mafi8ozi që unë e kam quajtur Don Agacio.”- tha Berisha.