Vendosni fjalën kyçe....

Juristja shqiptare në Britani: Vendimi për Berishën i pabazuar dhe i padrejtë


Juristja dhe pedagogia shqiptare në Angli, Rudina Jasini ka komentuar dhënien e vendimit të Britanisë së Madhe për të shpallur “non grata” Sali Berishën.

Sipas saj është e drejtë e çdo vedi të marrë vendim për përcaktimin “persona non grata” të një personi por ekziston pritshmëria që vendimi të jetë parimor i arsyetuar dhe i bazuar.

Jasini thotë se deklarata e Ministrisë së Brendshme për ish-kryeministrin Berisha ishte e paargumentuar.

Më tej ajo thotë se një vendi i tillë do ngrinte dyshimet se ishte rezultat i viteve të hetimit analizave dhe arsyetimit ligjor por që nuk duket ashtu.

Ndërsa është e drejta e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të shpallë një individ dhe qytetar të një vendi tjetër si persona non grata përmes një vendimi përjashtimi të marrë nga Sekretari i Brendshëm, padyshim që ekziston një pritshmëri që ai vendim të jetë parimor, i arsyetuar mirë dhe mbi të gjitha i bazuar.

Si juriste, e konsideroj deklaratën e fundit të Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar për përjashtimin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha nga Britania e Madhe, jo vetëm konfuze, por krejtësisht të paargumentuar. Do të kisha pritur më shumë nga një vend me një traditë juridike të fortë dhe të admirueshme. Dikush do të dyshonte nëse një vendim i tillë është vërtet rezultat i viteve të hetimit, analizave dhe arsyetimit ligjor. Nga pamja, nuk duket kështu!”-shkruan Jasini.

Më tej Jasini ngre disa pyetje, se pse ky vendim vjen pas kaq shumë vitesh që supozohej se kishin ndodhur afera të tilla dhe kishte lidhje me krimet e organizuara. Sipas saj ka shumë krerë shtetesh që janë përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe nuk është marrë një vendim për përjashtim nga Britania.

Juristja thotë se marrja e një vendimi të tillë duhej t’i nënshtrohej një procesi të drejtë.

Në mënyrë më thelbësore, Britania e Madhe ka qenë epiqendra e pasurisë së qindra oligarkëve, zyrtarëve të korruptuar nga vendet e huaja për vite dhe dekada, dhe asnjë praktikë e tillë përjashtimi nuk është ndjekur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, të paktën jo deri vonë me luftën në Ukrainë. Prandaj, do të shtrohej pyetja pse veçohet zoti Berisha? Pse ky vendim vjen pas kaq shumë vitesh që supozohej se kishin ndodhur afera të tilla korruptive dhe lidhje me krimet e organizuara. Ka krerë shtetesh atje që janë përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe asnjë vendim i tillë për përjashtim nuk është marrë nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Vendimet e kësaj natyre, si të gjitha çështjet e ligjit, kërkojnë minimalisht ushtrimin e një procesi të drejtë, duke arritur ekuilibrin e duhur që lejon që argumentet ligjore të drejtojnë procesin dhe në fund të krijojnë bazën për një vendim për përjashtimin.

Në fund të fundit është çështje drejtësie!”-shkruan Jasini.