Vendosni fjalën kyçe....

Policia e arrestoi për vrasjen 22 vite më parë, Gjykata e liron 62-vjeçarin


Gjykata e Vlorës ka liruar shtetasin Hair Breshanaj, i arrestuar të shtunën për një vrasje me thikë të ndodhur në vitin 1998.

‘Në vijjm të operacionit policor të koduar ‘Vrina’, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ekzekutimi i urdhërit të ri të prokurorisë datë 23.07.2022, ora 20:00, për lënien të lirë të shtetasit Hair Breshanaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë konstatoi parashkrimin e dënimit me burgim të caktuar, ndaj këtij shtetasi. Shtetasi Hair Breshanaj është lënë në gjendje të lirë”.

Mësohet se 62 vjeçari Hair Breshanaj, prind i dy fëmijëve, prej rreth 15 vitesh banonte në fshatin Vrinë. Bënte një jetë të mbyllur dhe i pa ekspozuar në fshat, madje shumë prej tyre edhe nuk e njihnin.

Po ashtu mësohet që ai prej disa vitesh shkonte në Greqi për të punuar. Në të gjitha rastet ai nuk ka qenë i pajisur me dokumente për në shtetin grek. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim 22 vite më parë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar atë me 20 vjet burgim, për veprën penale ‘Vrasja me dashje’, pasi për motive të dobëta ka vrarë me thikë Nustret Nanaj.