Vendosni fjalën kyçe....

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Krastë të Elbasanit


Një vatër zjarri është riaktivizuar në zonën e Krastës në Elbasan.

Flakët janë përhapur në masivin e pishave, ku po digjen barishte.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të qytetit. Po punohet për shuarjen e flakëve.

Ditën e djeshme në të njëjtën zonë ishte një vatër zjarri e cila u shua më pas.