Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti meksikan i bën thirrje Biden: Nëse Assange dënohet, Statuja e Lirisë duhet të rrëzohet


Presidenti i Meksikës ka zbuluar përmbajtjen e një letre personale që ia ka përcjellë homologut të tij amerikan gjatë takimit të tyre javën e kaluar.

Andres Manuel Lopez Obrador i kërkoi Joe Biden të ndërhyjë dhe të hedhë poshtë akuzat kundër bashkëthemeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, i cili përballet me 175 vjet burg në një burg amerikan.

“I lashë një letër presidentit për Assange, duke i shpjeguar se ai nuk kreu ndonjë krim të rëndë, nuk shkaktoi vdekjen e askujt, nuk shkeli asnjë të drejtë të njeriut dhe se ai ushtroi lirinë e tij dhe se arrestimi i tij do të nënkuptonte një fyerje të përhershme ndaj lirisë së shprehjes.” – tha Lopez Obrador në një konferencë shtypi të hënën.

“I shpjegova Bidenit se Meksika i ofron mbrojtje dhe azil Julian Assange.” – shtoi presidenti meksikan.

Nuk është hera e parë që udhëheqësi meksikan bën një lutje në emër të Assange. Në fillim të këtij muaji ai tha se nëse Uashingtoni dënon Assange, kjo do pohonte se monumenti me famë botërore në portin e Nju Jorkut ‘nuk është më një simbol i lirisë’.

“Nëse e çojnë në Shtetet e Bashkuara dhe ai dënohet me dënimin maksimal dhe vdes në burg, ne duhet të fillojmë një fushatë për të rrëzuar Statujën e Lirisë.” – deklaroi Lopez Obrador më 4 korrik, ndërsa SHBA po festonte Dita e Pavaresisë.

Assange ka qenë efektivisht në izolim që nga viti 2012, kur ai kërkoi azil në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, duke kërkuar të shmangte ekstradimin në Suedi, ku u përball me akuza për sulme seksuale të jcilat janë hedhur poshtë.

Ekuadori ia hoqi statusin e azilit Assange në vitin 2019 dhe policia britanike e transferoi atë nga ambasada në burgun e sigurisë maksimale në Belmarsh, ku ai ka qëndruar që atëherë, duke raportuar se shëndeti dhe gjendja e tij mendore janë përkeqësuar.

Avokatët e botuesit të WikiLeaks depozituan ankesa të reja në fillim të këtij muaji për të kundërshtuar ekstradimin e tij në SHBA. Ai përballet me 18 akuza për konspiracion për marrjen dhe publikimin e materiale sekrete dhe shkelje të ligjit të spiunazhit që rrjedhin nga marrja e dokumenteve tejet sekrete nga një analist ushtarak në vitin 2010.

Akuzat mbeten në fuqi pavarësisht se një dëshmitar kyç në këtë rast pranoi se ai kishte sajuar pjesë të rëndësishme të dëshminë e tij kundër Assange.