Vendosni fjalën kyçe....

Qëllohet me armë ndaj një lokali në Shkodër


Foto ilustruese

Ndaj një lokali në Shkodër është qëlluar me armë zjarri.

Lokali ndaj të cilit është qëlluar është në pronësi të 56-vjeccarit me iniciale T.P.

Nga të shtënat ka pasur vetëm dëme materiale.

“Më datë 18.07.2022, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit T. P., 56 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.” – thuhet në njoftimin e policisë.