Vendosni fjalën kyçe....

“Vlojnë” gjobat për maskën, pezullohen leje drejtimi e bllokohen mjete


850 qytetarë në mbarë vendin janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë gjobë për mosmbajtjen e maskës.

101 persona që janë kapur duke udhëtuar me mjete private me persona jashtë rrethit familjar dhe pa maskën mbrojtëse janë ndëshkuar po kështu me 3 mijë lekë gjobë ndërsa 45 qytetarë që janë kapur duke lëvizur me mjetet e tyre pas orës 20:00 janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokimin e automjetit.

Administratori i një lokali është gjobitur me 1 milion lekë pasi është kapur duke e ushtruar veprimtarinë në shkelje të protokolleve të sigurisë sipas policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *