Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Më 7 korrik protestojmë edhe kundër Sorosit, armik i stabilitetit e demokracisë në Shqipëri e Ballkan


Kreu i PD-së Berisha tha sot se në 7 korrik do protestohet edhe kundër Xhorxh Sorosit.

Në konferencën për shtyp nga selia blu ai tha se e konsideron multimiliarderin si një armik të stabilitetit e demokracisë në Shqipëri po edhe një faktor të rrezikshëm në Ballkan.

“E konsideroj Sorosin një armik të stabilitetit dhe të demokracisë në Shqipëri. Me mbështetjen e projekteve në sinkron me Lavrovin dhe Putin, Soros fakton se është një faktor i rrezikshëm për paqen në Ballkan.” – tha Berisha.

Ai tha më tej se në protestë janë të ftuar të gjithë deputetët e PD-së të cilëve u bëri thirrje të braktisin Alibeajn të cilin e quajti me ironi Alibasha dhe një sozi të ish-kreut të partisë, Basha.

“Të vërtetat janë protesta duhet të jetë e atillë që nuk duhet të ndalet gjer në realizimin e qëllimit. Por cila do jetë kjo protestë që nuk do ndalet, do e përcaktojë vetë protesta. Mos harroni një parim: në lëvizje ky është një front, fronti për shpëtimin e Shqipërisë. Në një lëvizje suksesi përcaktohet kur ti pranon që njëherë udhëheq ti, njëherë të udhëheqin. Mund të të duket çudi, por vetëm në këtë mënyrë arrihet te suksesi. Unë jam i gatshëm edhe të udhëheq edhe të më udhëheqin. Çdo deputet është i ftuar të rreshtohet me shumicën. Të shkëputen nga Alibasha, i cili nuk është gjë tjetër veçse variant biss i Lulzim Bashës. Ndryshimi është se Bashës i bënte ndonjë telefonatë Rama dhe i ofronte ndonjë gjë, ndërsa këtyre u ka dhënë Taulant Bego Yaris.” – shtoi Berisha.