Vendosni fjalën kyçe....

Puthja brenda makinës i kushton dy policëve në Vlorë, pezullohen nga detyra për shkelje të rëndë të etikës


Ditën e sotme, puthjet e shkëmbyera brenda në makinë dhe fotoja e publikuar në portalinJOQ” i ka kushtuar rëndë dy efektivëve të policisë në Vlorë.

Inspektori F.Xh dhe inspektorja V.Ç me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme janë pezulluar nga detyra.

Për dy efektivët ka nisur procesin disiplinor për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe rregullores së Policisë së Shtetit

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një fotoje në të cilën shfaqen dy punonjës policie, në automjetin e shërbimit, duke shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor F. Xh. dhe inspektore V. Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjësit e Policisë”-njofton policia.