Vendosni fjalën kyçe....

Tensione pas ndeshjes Tirana- Zrinjski Mostar, tifozët përplasen me policinë


Tensione janë regjistruar jashtë stadiumit “Air Albania” pas ndeshjes së Ligës së Konferencës mes Tiranës dhe Zrinjski Mostar.

Tifozët boshnjakë janë përplasur me policinë. 

Tifozeria boshnjake është përplasur fizikisht me policinë, ku raportohet dhe për disa të plagosur.

Mes të lënduarve janë edhe efektivë policie.

Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të bërë të mundur shpërndarjen e tifozëve.

Takimi i turit të dytë të Conference League ka përfunduar 0-1 në favor të Zrinjskit.