Vendosni fjalën kyçe....

Klevis Balliu: Na pret ajo që ndodhi në Sri Lanka, 7 korriku ishte vetëm fillimi


Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka paralajmëruar për një situatë të ngjashme me atë që ka ndodhur në Sri Lanka.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Open” në “News 24”, Balliu u shpreh se protesta e 7 korrikut ishte vetëm fillimi.

“Situata në Sri Lanka i pret edhe këta. Pse ju mendoni se mbaroi në 7 korrik, kjo atje filloi.”– tha Balliu.

Ai theksoi se Berisha nuk është i vetëm në luftën e tij dhe se PD po punon për të dhënë një zgjidhje për situatën.

 “Nuk mendoj se Berisha është i vetëm në luftën e tij, sepse atë e tregoi 7 korriku. Sali Berisha është Sali Berisha. Edhe gjatë gjithë këtij debati që ka qenë në PD, është diskutuar vetëm Sali Berisha. Tani ai ka këtë vëmendje dhe këtë lëvizje e thirri ai në cilësinë e kryetarit të PD, dhe qytetarët ju përgjigjën liderit të ri të PD, dhe tani PD do t’i përgjigjet qytetarëve me aksionin, i cili do të vazhdojë.

Denoncime janë bërë boll, emra janë bërë boll, Guglja e Zoto, i kemi përmendur, por këto janë kot, sepse inceneratorët vazhdojnë. Që të ndalojnë inceneratorët, duhet të ikë Rama, se këta të tjerët janë kot, këta nuk dalin nga shtëpia pa lejen e Ramës. Sot PD po punon për të dhënë një alternativë, një zgjidhje për situatën.”– deklaroi Balliu.