Vendosni fjalën kyçe....

Gara për kreun e konservatorëve në Britani, 5 kandidatë kalojnë në raundin tjetër


Prokurorja e Përgjithshme britanike Suella Braverman u eliminua të enjten nga gara për lidership për t’u bërë liderja e ardhshme e Partisë Konservatore dhe kryeministre e Britanisë së Madhe.

Pesë kandidatët që mbeten tani janë ish-kancelari Rishi Sunak, ministrja e Tregtisë Ndërkombëtare Penny Mordaunt, Sekretarja e Jashtme Liz Truss, kreu i Komisionit të Përzgjedhur të Punëve të Jashtme Tom Tugendhat dhe ish-ministri i Barazive Kemi Badenoch.

Këta të pestë do të kalojnë në raundin tjetër të votimit të hënën. Ligjvënësit konservatorë do të vazhdojnë të votojnë derisa të mbeten vetëm dy kandidatë, në të cilën pikë votimi do të hapet për anëtarët e partisë. Fituesi do drejtojë partinë dhe do të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit, me rezultatin përfundimtar që do të shpallet më 5 shtator.

Kryeministri i tanishëm Boris Johnson njoftoi se do të jepte dorëheqjen të enjten e kaluar, por tha se do të qëndronte në postin e tij derisa të zgjidhej një pasardhës.