Vendosni fjalën kyçe....

“100 ditë kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut” dhe parimet e marrëveshjes mes Zaev dhe Ahmetit


Kryetari i LSDM, Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti zyrtarizuan marrëveshjen e arritur midis partive për formimin e koalicionit qeveritar.

Mandatari Zaev theksoi se marrëveshja ka për bazë një mandat katërvjeçar ku ai do të jetë kryeministër deri në fund të tij.

Por siç tha në 100 ditët e fundit, Qeveria do të udhëhiqet nga kryeministër i propozuar nga BDI, ideja e kryeministrit shqiptar që ishte pjesë e fushatës së kësaj partie, raporton INA.

Ai tha se “falenderon kreun e BDI-së, Ali Ahmeti për mençurinë, durimin dhe përkushtimin për këtë marrëveshje për të mirën e vendit.

Në vetë marrëveshjen BDI tregoi madhështi dhe virtyt për të ardhmen e shtetit dhe interest e qytetarëve dhe për suksesin e vendit. Dua të përmend se pjesë e marrëveshjes është heqja e Qeverisë teknike. Por ne si partner koalicioni jemi dakorduar që 100 ditë para zgjedhjeve, partitë me propozim të BDI-së të caktojnë një kandidat për kryeministër. Kjo është në kuadër të ndërtimit të mirëbesimit”, theksoi Zaev.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se sigurisht që ideja e tyre për kryeministër shqiptar është për ti afruar njërëzit dhe komunitetet, dhe jo për ti larguar.

E tha edhe Zaev. Në Maqedoni ka pasur ministër të mbrojtjes, ministër të brendshëm, kryetar Parlamenti dhe kjo veç e ka përforcuar mirëbesimin midis qytetarëve. Çështja e kryeministrit mbetet një porosi për afrim dhe marrje përgjegjësie të shqiptarëve. Duhet përshëndetur edhe guximi i zotit Zaev që për herë të parë do të ketë kryeministër shqiptar në 100 ditët e Qeverisë”, theksoi Ahmeti.
Zaev veç tjerash tha se kjo marrëveshje do të marrë dritë jeshile në organet më të larta partiake të LSDM dhe BDI.

Këtë marrëveshje e arrijmë brenda periudhës që më është ndarë mandati. Marrëveshja e shpejt po bëhet në kohën kur vendi po përballet me sfidat me Covid19 dhe sfidat e tjera.”, theksoi Zaev.

Ai shpalosi parimet e Qeverisë së re, që janë: standardi jetësor i qytetarëve, rritja e rrogave, pensioneve, investimet, vetingu, kuadrot e pastra dhe cilësore, verifikimi i origjinës së pasurisë së funksionarëve, transparencë e institucioneve dhe zvogëlimi i privilegjeve të funksionarëve, shëndetësia dhe beteja me koronavirusin, ruajtja e ambientit jetësor, zbatimi i reformave, modeli i ri zgjedhor, zvogëlimi i administratës për 20%, efikasiteti i administratës, për 3 muaj të fillojë dhe mbarojë sistemi i administratorëve të punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit, si dhe ligjet reformatore me flamurin e BE-së, etj.

Këto parime janë pjesë e programit të përbashkët qeveritar, që ka si bazë edhe Marrëveshjen me Greqinë, Marrëveshjen për fqinjësi me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Ohrit”, theksoi Zaev.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *