Vendosni fjalën kyçe....

“Kukuvajkë që ndjell vetëm zi”- Ulsi Manja s’e mban veten pas deklaratave të Xhelal Mziut


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, nuk e ka mbajtur dot veten pas deklaratave të deputetit demokrat Xhelal Mziu në Kuvend lidhur me Rrugën e Arbrit.

 Manja e quajti deputetin kukuvajkë që ndjell zi dhe vdekje, duke qenë se e quajti rrugën e Arbrit si aks që merr jetën e të rinjve.

“Si dibran jam i bindur se çdo dibran distanciohet nga fjalori i Mziut. Ju e keni humbur të drejtën të përfaqësoni këta qytetarë sepse edhe kur ju dha mundësia të përfaqësoni ata, ju me 6 mars populli i Dibrës ju dha 5600 vota kundër, por në fakt qeveria Rama ju dha një komoditet për fushatën, edhe ju edhe udhëheqësve tuaj, se vinit në Dibër 6 herë në ditë.
Por në këto 6 herë, na bëtë edhe një dëm atje, se duke ardhur 7 herë në ditë u mësove të hash lokaleve të Dibrës siç ishe mësuar këtu në Kamëz si Beu i Kamzës.

Mos ia qaj hallin as Dibrës e as dibranësve se qeveria Rama dhe kolegen që kam në krah Dibra ka fat ta ketë.
Jo vetëm rrugën e Arbrit, por shumë shpejt do të shohësh një ndryshim thelbësor, në Mat, Klos dhe Bulqizë etj.

Këto kam Xhelal për ty dhe gjithë kukuvajkat e tjera sepse ju kërkoni që me 3 shtata siç keni lënë në bixhoz PD-në të lini edhe Shqipërinë.
Zonja Çupi mos bërtit. Qetësohu rri aty e kam me Xhelalin. Një njeri që i këndon vetëm vdekjes kukuvajkë është. Një njeri që ndjell zi ashtu quhet.”-tha Manja.

Pas tij, e mori fjalën nga vendi deputetja Dhurata Cupi. Kjo e fundit u shpreh se Dibra është qarku më u varfër në vend.

“Refuzoj të them që Dibra është investuar nga qeveria. Dibra është qarku më i varfër sot në Shqiperi, e nuk keni asnjë investim tjetër përvec Rrugës së Arbrit që pretendoni. keni vijuar atë që nisi PD. Mos i fyeni dibranët asgjë për Dibrën është rruga e Arbrit që ka nisur nga PD asgjë tjetër nuk keni bërë e unë refuzoj ta pranoj ate qe thoni ju.”– tha Manja.