Vendosni fjalën kyçe....

Jorida Tabaku: Rezoluta e sotme është e mangët, iu bëj thirrje kolegëve socialistë të reflektojnë


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një prononcim për mediet jashtë godinës së Parlamentit, u ka bërë thirrje kolegëve të maxhorancës që të reflektojnë mbi rezolutën për dënimin e genocidit në Srebrenicë dhe të pranojnë amendamentet e PD-së.

Sipas saj, rezoluta do të jetë e paplotë pa amendimet e opozitës.

 “Ditën e hënë në konferencën e kryetarëve kam prezantuar një sëra mandamentesh me rezolutën që po diskutohet sot. Amandamentet lidheshin me dy elementë kryesorë dhe unë kam këtu një përmbledhje të amendamenteve.

E para ishte që Partia Socialiste duhet patjetër të dënojë genocidin, të njohë viktimat, të njohë që aty ka ndodhur një genocid dhe të njohë shkeljen e të drejtave të njeriut.

Unë gjykoj që rezoluta e sotme është e mangët dhe nuk e arrin qëllimin, megjithatë ne do ta votojmë atë.

I bëj thirrje grupit socialist të reflektojë deri në fund të seancës dhe të pranojë amendamentet e Partisë Demokratike, për ta dënuar genocidin ta njohur atë si genocid mbi parimet dhe standardet e Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Evropës.”- deklaroi Tabaku.