Vendosni fjalën kyçe....

Incidenti i rëndë në Holandë, policia qëllon me plumba ndaj fermerëve protestues (Video)


Policia në Holandë qëlloi me armët e shërbimit ndaj fermerëve që protestonin ndaj reformave të reja mjedisore, me pamjet video që tregojnë oficerët që gjuanin ndaj një traktori ndërsa ai përpiqej t’i shmangej zbatimit të ligjit.

Incidenti ndodhi të martën vonë pranë një platforme hyrëse të autostradës në qytetin verior të Heerenveen, ku policia lokale pretendoi se ‘shoferët e traktorëve u përpoqën të godisnin ndaj oficerëve dhe automjetet e shërbimit’.

“U krijua një situatë kërcënuese. Janë gjuajtur të shtëna paralajmëruese.” – kanë thënë ata, duke shtuar se traktori është goditur dhe se tre të dyshuar më pas janë ndaluar dhe arrestuar. Askush nuk u lëndua nga përplasja.

 

Megjithatë, pamjet e të shtënave janë shfaqur që atëherë në mediat sociale dhe nuk duket se tregojnë ndonjë tentativë përplasjeje. Në vend të kësaj, klipi përshkruan dy automjete që po largohen nga vendi i ngjarjes, me asnjërën që nuk i afrohet goditjes së ndonjë këmbësori, me oficerët që hapin zjarr ndaj të dytës ndërsa po largohej me shpejtësi.

Një video tjetër e filmuar me sa duket në të njëjtën kohë tregon një oficer me një pistoletë në dorë teksa i jep komanda një shoferi traktori të parkuar pranë rampës së autostradës, gjatë gjithë kohës duke drejtuar armën drejt automjetit.

Për shkak se një oficer qëlloi me armën e shërbimit ndërsa ishte në detyrë, Departamenti Kombëtar i Hetimit Kriminal do nisë një hetim mbi incidentin për të përcaktuar saktësisht se çfarë ndodhi, shtoi policia lokale.

 

Përplasja erdhi gjatë një vale trazirash mes fermerëve holandezë, të cilët kanë kundërshtuar me zë të lartë një nismë të qeverisë për të ulur ndotjen, duke përfshirë oksidin e azotit dhe amoniakun, me 50% gjatë tetë viteve të ardhshme.

Reformat ka të ngjarë të godasin rëndë industrinë bujqësore, sepse plehrat përmbajnë një sasi të madhe të oksidit të azotit dhe bagëtitë prodhojnë amoniak në urinë dhe feçe. Fermerët mund të detyrohen të zvogëlojnë numrin e bagëtive ose të ndërpresin fare veprimtarinë.

Shumë kanë frikë se reformat thjesht do t’i lënë jashtë biznesit, duke nxitur demonstrata të ashpra në javët e fundit, duke përfshirë bllokada të udhëhequra nga fermerët në qendrat kryesore të transportit.

Në fund të muajit të kaluar, kryeministri holandez Mark Rutte tha se fermerët kanë të drejtë të protestojnë, por paralajmëroi se qeveria nuk do t’i lejojë ata të ‘krijojnë situata të rrezikshme’ ose ‘të frikësojnë zyrtarët’.