Vendosni fjalën kyçe....

“Kina po bën gjenocid ndaj Ujgurëve” – Ambasadorët britanikë e amerikanë në OKB kritika Pekinit, vjen reagimi


Xinjiang është provinca më perëndimore e Kinës dhe kufizohet me Mongolinë, Kazakistanin dhe ish-republikat e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik në Azinë Qendrore. Popullsia Ujgure është kryesisht myslimane dhe disa ujgurë duan një shtet të pavarur që ata e quajnë Turkestani Lindor.

Ambasadorja e Britanisë në Kombet e Bashkuara, Dame Barbara Ëoodëard, i ka quajtur abuzimet e pretenduara ndaj pakicës Ujgure të Kinës në rajonin e Xinjiang ‘një nga krizat më të këqija të të drejtave të njeriut në kohën tonë’.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, foli gjithashtu në  takimin virtual të mërkurën, duke thënë se ajo do vijonte ta ngrinte këtë çështje derisa Kina ‘të ndalonte krimet kundër njerëzimit’ dhe iu referua trajtimit të Ujgurëve si ‘gjenocid’.

Të hënën, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying, tha se përdorimi i Kombeve të Bashkuara si një platformë për shtypjen e pretenduar të ujgurëve ishte një ‘fyerje’ për institucionin.

Ajo tha: “Shtetet e Bashkuara janë bashkuar me disa vende, abuzuan me burimet dhe platformën e Kombeve të Bashkuara dhe sulmuan Kinën për t’i shërbyer interesave të veta. Kjo është blasfemi totale kundër Kombeve të Bashkuara.”

Ambasadori i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen, tha se vendet që mbështetën ngjarjen u përballën me ‘kërcënimin kinez’.

Xinjiang është akuzuar për arrestimin dhe torturimin e Ujgurëve në kampe, një politikë që SHBA e ka përshkruar si gjenocid.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *