Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thirrje BE: Hapni negociatat ne do i themi “Jo” Ballkanit të Hapur


Ish-kryeministri, Sali Berisha, në mbyllje të fjalimit të protestës së sotme iu drejtua me një thirrje të krerëve të vendeve të Bashkimit Evropian, ku i kërkoi të hapin negociatat e Shqipërisë me BE-në.

Nga sheshi i protestës, Berisha i tha kryeministrit Edi Rama se populli shqiptar do t’i thotë “Jo” Ballkanit të Hapur, Ballkanit të Beogradit dhe atij të Putinit, por sipas tij, ata do t’i thonë “Po” procesit të Berlinit dhe rrugës sonë evropiane.

Miqtë e mi, këtë javë shpresoj që BE të vendosë hapjen e negociatave dhe u bëj thirrje nga kjo tribunë të hapin negociatat me Shqipërinë, mos të shkojnë shqiptarët për Edi Ramën, i cili do çdo gjë, por negociatat me BE nuk i do, sepse ato do ta nxjerrin atë lakuriq siç është, demon i pushtetit, kryehajdut i Evropës. Të dashur qytetarë, politika e jashtme si rregull nuk është çështje e mitingjeve dhe protestave, pro kur kryetari i qeverisë së vendit tënd bëhet tellall i Beogradit, kur ai fut sherre te fqinjët me gjuhën dhe sherret e tij, kur ai shndërrohet në vasal të Vuçiç, kur ai rrethon Kosovën, nuk ka interesa shqiptare, por të parat ka interesat e Beogradit, atëherë nuk mund të rri pa i thënë: Edi Rama populli opozitar shqiptar patriot kudo që janë, do t’i thonë “Jo” “Ballkanit të Hapur”, “Jo” Ballkanit të Beogradit, “Jo” Ballkanit të Putinit, do t’i thonë “Po” procesit të Berlinit, rrugës sonë drejt Evropës”, u shpreh Berisha.