Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Edi Rama ne të dy jemi armiq, koha jote ka mbaruar


Ish-kryeministri Sali Berisha e shpalli kundërshtarin e tij politik, kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën si “armik”.

Berisha u shpreh është e hidhur që ta thotë këtë fjalë, por është e vetmja fjalë i del nga zemra.

“Partia Shtet kishte në duart e veta të gjitha pushtetet. Sot pasardhësi i tyre, Edi Rama ia mbathi megjithëse ka të gjitha pushtetet, ka vendosur monizmin e plotë, përsëri ia mbathi. Përsëri do ia mbathi. Koha e tij është e numëruar. Në emrin tuaj, do i them Edi Ramës këto fjalë, Edi Rama, ne të dy sot jemi armiq. Jemi armiq. Po pse jemi armiq. Është e hidhur të them këtë fjalë, por zemra ime fjalë tjetër nuk nxjerr.” – tha Berisha.