Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim i shkon Ramës në zyrë për herë të dytë brenda pak ditëve


Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, ka mbërritur në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Ky është takimi i dytë i saj me kreun e qeverisë, në një qark kohor brenda pak ditëve.

Mendohet se në fokus të këtij takimi, janë situata aktuale politike në vend, reforma zgjedhore dhe nisma të tjera të qeverisë.

Takimi i parë mes Kim dhe Ramës u realizua vetëm pak minuta para se qeveria të miratonte paketën ligjore anti-KÇK.

Me mbërritjen e saj në Shqipëri, Kim ka takuar disa përfaqësuesit më të lartë të politikës dhe të shtetit, me të cilët ka ndarë dhe prioritetet e punës së saj si ambasadore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *