Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa publikon intervistën e Zaçajt te VOA: Qeveria mashtroi publikun dhe Kushtetuesen për Butrintin, SPAK të nisë hetimet


Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka nxjerrë videon e intervistës së kryetares së Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, e cila para pak ditësh pohoi në VOA se është riçelur hetimi gjyqësor për Parkun e Butrintit.

Zhupa shkruan se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se qeveria e dispononte raportin e UNESCO-s për Butrintin, ndërkohë që kishte pretenduar të kundërtën.

Demokratja nënvizon se faktet tregojnë se raporti i UNESCO-s për Butrintin jo vetëm që ekzistonte prej 9 muajsh por qeveria ka bërë të gjitha përpjekjet për të gënjyer gjykatën e publikun.

“Si Deputete e Partisë Demokratike, që kam mbrojtur dhe përfaqësuar sëbashku me ekipin e avokatëve, në gjykimin kushtetues betejën juridike kundër koncesionit të Butrintit dua të falenderoj shumë angazhimin e VOA- Zëri i Amerikës, në mbulimin dhe përcjelljen objektive të çështjes që zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese për Butrintin. Përpara pak ditësh në VOA ka qenë e ftuar dhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetues së Republikës së Shqipërisë, e cila e pyetur nga gazetarja e mirënjohur Keida Kostreci, ka pohuar  se Gjykata Kushtetuese, ka riçelur hetimin gjyqësor për Butrintin, për shkak se është konstatuar se Qeveria Shqiptare,  kishte deklaruar më parë, se nuk e dispononte Raportin e UNESCO ndërkohë që ne i provuam Gjykatës, se kjo nuk ishte e vërtetë. Fakti, tregoi, se Raporti i UNESCO, jo vetëm që ekzistonte, prej më shumë se 9 muajsh, por duke qenë se ai ishte kundër Marrëveshjes së Koncesionit, si formë menaxhimi të Butrinit, qeveria bëri gjithë përpjekjet e mundshme, për ta gënjyer gjykatën dhe opinionin publik.” – shkruan Zhupa.

Deputetja e PD-së shton më tej se edhe pse hetimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është proces penal, sërish gjykata nuk mund të bëhet palë me qeverinë kur kjo e fundit kapet duke gënjyer.

Zhupa shkruan gjithashtu se SPAK duhet të nisë menjëherë një hetim për qeverinë lidhur me veprimet e qeverisë.

“Është e vërtetë, që Gjykimi Kushtetuese, nuk është proces penal, por ai duhet të zbatojë të njëjtat standarte të administrimit të të dhënave, provave, të procesit të rregullt ligjor, ndaj kur Gjykata Kushtetuese, konstaton se një palë gënjën, mashtron,  jo vetëm opinionin publik, por dhe vet gjykatën, kjo e fundit, nuk ka se si të bëhet palë me qeverinë, në mashtrimin e kësaj në fundit.

Gjykimi Kushtetues, nuk është gjykim penal, por askush që ka qenë i përfshirë drejtëpëdrejtë në këtë çështje, nuk do mundet ti shpëtojë llogaridhënies për veprimet dhe vendimarrjet e tij në kundërshtim me Kushtetutën dhe interesin publik. Askush nuk mund të fshihet, pas vendimarrjes kolektive, faktet janë të qarta, të provuara dhe publike. Mjafton vetëm fakti, që Këshilli i Ministrave, është përpjekur të mashtrojë dhe Gjykatën Kushtetuese, dhe SPAK, duhet të nisë një hetim Kryesisht.

Ne presim me durim, përfundimin e këtij gjykimi, dhe vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, ndaj si përfaqësuese e Palës Kërkuese, uroj shumë që kjo qasje transparente e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, të udhëheqë trupën gjyqësore në Gjykatës Kushtetuese në shqyrtimin e kësaj çështje me interes të lartë kombëtar dhe identitetit shqiptar. Ju ftoj ta ndiqni pjesë nga intervista e znj. Holta Zaçaj në VOA.”­ – mbyll postimin Zaçaj.