Vendosni fjalën kyçe....

Lazimi: Të mos gabojmë si me Golemin! Të thyejmë mendësinë që turizmi është një sektor ku fitohet shpejt


Eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi, e cilëson turizmin si një nga sektorët me kontributin më të madh në GDP, por edhe si sektor varësie me bujqësinë.

Duke folur në emisionin MCN Economy, ai tha se në 30 vite në Shqipëri nuk ka pasur strategji të mirëfilltë dhe as masterplane për zhvillimin e turizmit.

Sipas tij, duhet bërë masterplan i mirëfilltë për zhvillimin e turizmit, për të pasur turizëm 12 mujor por edhe burime njerëzore.

Pa llogaritur që investimet private do kenë shtim me 20% të kapaciteteve, janë disa sfida të pazgjidhshme për turizmin. Ofron kontribut për ekonominë, por ka sfida a do kemi turizëm miqësor me turizmin, apo do kemi turizëm kaotik?

Shqipëria është destinacion shumë interesant për çdo sezon të vitit, por nuk duhet të bëjmë të njëjtin gabim si me Golemin, të mos e golemizojmë pjesën tjetër të turizmit.

Duhet një lloj udhëzimi si do zhvillohet ky sektor dhe qeveria ka rolin kryesor. Kryesisht investitorët e përfshirë në turizëm janë të përfshirë edhe në ndërtim, janë investitorë që nuk kanë eksperiencë në fushën e turizmit.

Hoteleria është ndryshe nga pasuria e patundshme, nëse në këto dy sektor fiton në afatshkurtër, turizmi ka perspektivë financiare afatgjatë.

Këtu është një lloj shqetësimi se po tentojmë të bëjmë një lloj turizmi që më shumë shesim pasuri të patundshme dhe kur nuk konsiderohet në afatgjatë, kjo do të thotë se kemi zhvillim të përkohshëm të turizmit.

A do kemi aktivitet gjatë gjithë vitit, apo ti blen një pronë sot dhe do e shesësh pas X vitesh. Më shumë janë njësi banimi, fshatra turistike. Krijohen kapacitete shtesë banesash që jo gjatë gjithë vitit janë të shfrytëzueshme gjatë gjithë vitit.

Lazimi deklaroi se çështja e pronësisë është “thembra e Akilit” për zhvillimin e qëndrueshëm, por shtoi se problemi është se masterplanet kanë harruar modelin e zhvillimit të turizmit, ku shtoi se një zonë e caktuar e jugut nuk mund të ketë të njëjtën tipologji si Velipoja.

Ai detajoi duke thënë se nëse në jug duam turizëm elitar, duhen investime elitare, që kanë eksperiencë të mëparshme dhe cilësoi si rëndësi të veçantë që investitorët në këtë fushë të jenë seriozë.

Të pasurit një investim 5 milionë euro është shumë pak. Një investim cilësor minimal duhet të investojë minimumi 15-20 milionë euro. Qoftë tokën private edhe atë shtetërore duhet ta kapitalizosh.

Duhet të kesh aksione, jo kushdo mund të futet në investim strategjik. Nëse gjen marrëveshje me pronarët e tokës, ti ofron garancinë nga ndërtimi deri te shërbimi.

Nëse do kemi hotele me 5 yje, do ketë dhe çmime për 5 yje. Nëse ngjitur do kemi kasolle, këtu është prishur koncepti, se turisti elitar nuk do të ketë afër grup plehrash.

Një turizëm elitar nuk mund të jetë elitar nëse ti kërkon 200 euro nata dhe ndërkohë nuk ke parkim apo pishinë. Interesi i brendit ndërkombëtar është në rritje, së fundmi ka filluar, vetëm në tiranë ka 4-5 brende.

Brendet janë nga natyra agresive, në momentin që gjen një investitorë lokalë, janë të gatshëm të japin brendin dhe kontratën e menaxhimit. Problemi që shoh është se ka një mungesë njohurie dhe mendësie.

Vështirë se ka aftësi menaxhimi në kapacitetin me 5 yje. Nuk ka mendësi. Kemi sezon turistik 3 mujor dhe kjo nuk është me leverdi as nga pikëpamja e investimeve dhe as nga ajo turistike.

Nëse e shohim turizmin si real estate dhe pasuri të patundshme, gjithë bregun do e blindojmë me vila dhe apartamente, do i shohim si qytete fantazmë që do jenë aktive vetëm 3 muaj.

Shqipëria ka potenciale po duhet të jetë e aksesueshme dhe për turistët vendas. Mjedisi është gjë kryesore. Problemi kryesor do lindë tek burimet njerëzore.

Të thyejmë mendësinë që turizmi është një sektor ku fitohet shpejt.

VINI RE: Artikulli është pronë intelektuale e MCN TV