Vendosni fjalën kyçe....

Anila Hoxha: E vërteta me helikopterët e Cougar dhe përpjekja e dështuar e Ministrisë për kapacitet reaguese


Gazetarja Anila Hoxha ka demaskuar Ministrinë e Mbrojtjes me helikopterin e ngritur për inspektimin e situatës së zjarrit në ishullin e Sazanit.

Hoxha thotë se Ministria përpiqet të fshehë të vërtetën për të bindur qytetarët se ka kapacitete reaguese.

Gazetarja zbulon se nga katër helikopterë Cougar që ka Shqipëria asnjë nuk është funksional.

Helikopteri në hambarët e FA që iu nënshtrua mirëmbajtjes në vitin 2021 në shkurt pësoi defekt dhe ka rrjedhje transmisioni.

Ndërsa për tre helikopterët e tjerë gazetarja thotë se dy nuk janë sjellë akoma në Shqipëri ndërsa një tjetër ka mbetur në Itali pasi kontrata u bë të sillej pjesë pjesë.

Postimi i plotë:

Reagimi i Ministrisë se Mbrojtjes duke ngritur në ajër një helikopter të lehte dhe jo cougar për të inspektuar se si po digjet Sazani kur në fakt tymi që duket nuk do kallauz, nuk është një përpjekje për të fshehur të vërtetën, por nje perpjekje e deshtuar per tna bindur qe kemi kapacitete reaguese. Do ti besoja por meqe po merrem me cougaret prej muajsh, di cdo vrime te kesaj catie qe pikon dhe qe mbulohet me sekretin shteteror .

Por jo .

Nuk kemi mundesi. Cougari qe gjendet ne hambaret e FA eshte vetem nje . E kane sjelle ne muajin dhjetor 2021 mbasi iu nenshtrua mirembjatjes dhe dha defekt ne 10 shkurt 2022. Rrjedhje transmisioni dhe me analizat qe po bejne po vijne verdalle.

E thene nga Ministria e Mbrojtjes cit “ndersa nje pjese e helikoptereve Cugar te riparuar permes praktikes se re te bashkepunimit *NSPA* ndodhen ne Shqipëri” , realisht me shtyn te dyshoj se ose shqipja jone eshte bere nje gjuhe e komplikuar. Ose kane harruar si thuhet e verteta.

E vërteta është :-është vetëm një helikopter cougar dhe jo “një pjese” siç njoftohet. Një pjese nuk është numër dhe nuk përfaqëson asgjë egzakte. Ose e vërteta eshte qe edhe nga ky cougar ka mbetur mbas kanibalizimit një pjese helike apo ndonjë pjese tjetër

E verteta eshte se dy te tjeret qe disa here ua kthyen pas ne pikat kufitare se i ngarkuan si rraqe dhe me pas i derguan per mirembajtje nuk jane sjelle ende ne Shqiperi. * keni foto me poshte*.

U bene tre cougar

E verteta eshte se te katertit i kane mbetur kockat ne Itali/ Edhe per kete ashtu si per emergjencat e veres se kaluar KLSH ka konstatuar dem ekonomik disa milionesh.

E verteta eshte se dy ministra mbrojtjeje deshtuan per te plotesuar mirembajtjen e nje pasurie kombetare si kater Cougaret dhe firmosen e firmosen hiq e shto, e amendo kontrata mbas kontratash

E verteta eshte se keto shtesa shqip do te thote ” miliona euro”

Sa per kapacitetet…

Ata helikopteret e lehte qe vleresohen me gjuhe donkishoteske cit. “helikoptere te lehte… , me specifika , kufizime…” e me the e te thashe apo cit ” te gjenerates se katert” sic thote Ministria e nderuar e Mbrotjes, sjane helikopteret cougar.

E verteta eshte se nuk jane ata cougare per te cilet shteti shqiptar shpenzoi miliona euro dhe miliona te tjera u grabiten per ti mirembajtur, megjithese pa asnje rezultat.

Meqe ministria e nis reagimin me transparence dhe e mbyll me informacionin e klasifikuar konfidencial, pak me vone do vendos nese do jem transparente dhe do ju tregoj fotot e helikoptereve qe jane gjendje qe nga vipi e deri tek ai i brazilianit *histori me vete kjo*. Apo do ruaj sekretin qe me ngjan nje barcalete e lodhur per te fshehur nje mega afere

Nderkohe shijoni nje foto me cougar qe e ngarkuan dhe deshen ta nisnin keshtu udheve te Evropes. Se ne ndjekim “mekanizmat evropiane” ‘ emergjencat specifike natyrore ” … megjithe …. ” kapacitetet tona te brendshme te limituara”. (citim i njoftimit ministror)