Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Kemi bërë gati dosjen për SPAK-un për evazionin 189 milionë dollarë, prokuroria duhet vetëm të verifikojë dokumentet


Kryetarja e LSI-së Kryemadhi tha se evazioni fiskal në vlerën 189 milionë dollarë nga kompanitë e inceneratorëve apo të ndërimit ka ndodhur nën mbikëqyrjen e kryeministrit dhe qeverisë.

Gjatë konferencës për shtyp ajo tha se të gjitha dokumentet janë gati dhe do dorëzohen në SPAK dhe gjithçka i duhet të bëjë prokurorisë është vetëm të verifikojë dosjen e të bëjë punën.

Pjesa më e madhe e evazionit fiskal në inceneratorin e Tiranës ka shërbyer për blerjen e votave të 25 prillit dhe çdo gjë ka ndodhur nën mbikëqyrjen e kryeministrit. Për të gjitha këto 24 kompani këmi përgatitur dosjet me dokumente dhe gjithçka do duhet të bëjë SPAK është vetëm të verifikojë faturat që kemi përgatitur. Ky evazion fiskal prej 189 milionë dollarësh kanë dalë nga buxheti i shtetit pasi janë para të dala nga buxheti i shtetit nëpërmjet prokurimeve apo koncesioneve. Të gjitha këto dokumente ne do t’ia dorëzojmë SPAK-ut. Frutat janë shkëmbyer në inerte. ushqimet ,vaji, sheqeri, janë kthyer në asfalt dhe uji i pijshëm në beton. Pjesa më e madhe e këtyre kompanive, për arsye se me këto kompani unë do tregohem pak diskrete sepse do çohen në SPAK. Kompanitë fiktive shkëmbejnë fatura me njëra-tjetrën. Kompanitë e verdha inceneratori, ato jeshile kompanitë që kanë fituar punë publike. Në këto kompani funksionojnë blerjet fiktive tek ushqimet, uji i pijshëm, mund të jenë 8 mln dollarë ujë i pijshëm, 6-7 mln dollarë fruta ekzotike. Janë fatura nën 3 mln lekë që lëvizja të mos bëhet nëpërmjet llogarive bankare. – theksoi Kryemadhi.