Vendosni fjalën kyçe....

Partia e Lirisë: Shkolla Ibrahim Basha nuk hapet për 900 nxënës, punimet skanë filluar ende, Ministria të japë llogari


Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho së bashku me sekretarin organizativ Endrit Brahimllari kanë qenë në Shkollën Ibrahim Basha në Kamzë e cila nuk do hapë dyert këtë vit pasi është projektuar për tu rindërtuar.

Xhixho kërkoi që Ministria e Arsimit dhe Bashkia e Kamzës të japin llogari se pse ende pas 6 muajsh nuk kanë nisur punimet si dhe si do akomodohen 900 nxënësit e shkollës.

900 fëmijë nuk do të kryejnë procesin mësimor nesër që është dita e parë e shkollës. S’ka asnjë tabelë se kur nisin dhe kur përfundojnë punimet në këtë shkollë. Prindërit po i çojnë një orë larg fëmijët. Asnjë përgjigje, asnjë informacion se çfarë do të behet me këta 900 fëmijë në ditën e parë të shkollës.

Koha për llogaridhënie ka ardhur! I bëj thirrje ministres së Arsimit, Evis Kushi, kur përfundojnë punimet?! Edhe kryebashkakut të Kamzës. Ju zoti Suli nëse fëmija juaj do të ishte pjesë e kësaj shkolle, çfarë do të bënit?!”, bëri apel Xhixho.