Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje 55-vjeçaren në Fushë Krujë


Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë Krujë. Sipas uniformave blu, një makinë ka aksidentuar shtetasen me inicialet L. R., rreth 55-vjeçe, duke i marrë jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Larushk.

Policia thotë se drejtuesi i mjetit me inicialet M. Xh., është shoqëruar në Komisariat.

“Rreth orës 12:00, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 55 vjeç, ka aksidentuar shtetasen L. R., rreth 55 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Xh., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.”– bën me dije Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.