Vendosni fjalën kyçe....

Dibala ndryshon mendje, gati rinovimi me Juventusin


Paulo Dibala është shumë pranë rinovimit të kontratës me Juventusin.

Ditët e fundit ishtë përfolur se argjentinasi ishte shumë pranë largimit nga Torino, me shumë mundësi drejt Madridit por së fundmi gjërat kanë ndryshuar.

Sipas Sportmediaset, agjenti i sulmuesit është takuar dje me drejtusit e klubit bardhezi dhe kanë rënë parimisht dakord për marrëveshjen.

Ai kërkon 15 milionë euro në sezon por sipas të gjitha gjasave, gjithçka mund të mbyllet për 12 milionë euro.

Tani për tani, Dibala është i pesti për nga paga sezonale në klub me 7.3 milionë euro. Në vend të parë qëndron Kristiano Ronaldo, pas tij vjen De Ligt e në fund janë dyshja Higuain-Pjaniç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *