Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Nuk ik edhe nëse humbas në zgjedhjet lokale


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në emisionin “Now” në Euroneës Albania se nuk do dorëhiqet edhe nëse humbet në zgjedhjet lokale.

Berisha tha se nuk mund të krahasohen zgjedhjet lokalet me ato të përgjithshme sepse sipas tij në rastin e parë shkojnë më pak qytetarë për të votuar.

“Për zgjedhjet e majit unë do t’u përmbahem rregullave. Në rregullat e përgjithshme asnjë lider nuk jep dorëheqje për zgjedhje lokale” – tha Berisha.

“Nuk janë kurrë zgjedhjet lokale testi i liderit. Zgjedhjet lokale janë testi i kandidaturave në radhë të parë, por megjithatë unë kam vënë standardin që nuk ekziston kund ai standard. Kur të vijnë të përgjithshmet dhe ka humbje pavarësisht nga çdo rrethanë unë them: “Mirupafshim!”.

Sepse unë dua të mund Edi Ramën. Po të iki unë në zgjedhjet lokale, nuk e mund dot në zgjdhje të përgjithshme, unë dua ta mund në zgjedhje të përgjithshme. Dhe do ta mund 100%. Këtu do të jemi” – tha Berisha që më pas vuri “bast” se opozita do të fitojë në këto zgjedhje bashkinë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.