Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky u jep çmime 634 ushtarëve ukrainas: Për guximin e tyre dhe veprimet vetëmohuese


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka dhënë çmime 634 ushtarëve ukrainas.

Sipas Ukrinform, dekretet për këtë janë publikuar në faqen e internetit të kreut të shtetit.

Kështu, sipas dokumenteve, anëtarëve të shërbimit ukrainas iu dhanë disa medalje “për guximin e tyre personal dhe veprimet vetëmohuese të treguara në mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe për besnikërinë ndaj betimit ushtarak.”

Ditën e sotme në një postim në rrjetet sociale, Zelensky tha se agresioni rus kundër Ukrainës është agresion kundër gjithë Evropës së bashkuar.

“Agresioni rus kundër Ukrainës është agresion kundër të gjithë Evropës së bashkuar, kundër secilit prej nesh, kundër vlerave tona të përbashkëta. Dhe përgjigja jonë duhet të jetë e bashkuar.”- shkroi Zelensky duke kërkuar kështu edhe një herë tjetër ndihmë për Ukrainën.