Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Bilisht-Kapshticë, humb jetën shoferi, plagoset pasagjeri


Një aksident me pasojë humbjen e jetës së një personi ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë.

Një mjet tip ‘Hyundai’ ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoferi, Arjan Shitka 31 vjeç.

Sipas raportimeve i plagosur ka mbetur edhe pasagjeri me inicialet A.B., i cili ndodhet në spital. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Më datë 01.07.2022, rreth orës 16:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll, shtetasi A. Sh., rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi A. Sh. dhe është dëmtuar pasagjeri shtetasi A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit”-njofton policia.