Vendosni fjalën kyçe....

Video krahasuese – Emisionet amerikane nën regjinë endrifugiste


Një video tejet interesante në rrjet tregon një pamje aspak të këndshme të asaj që po ndodh me mediat kryesore në SHBA.

Moderatorët e dhjetëra emisioneve në disas nga mediat më të ndjekura, përsërisin njëzëri të njëjtin tekst, fjalë për fjalë.

Teksa diskutojnë mbi çështjen e lajmeve të rreme (fake news), ata përsërisin njëzëri me regji qendrore se ato është një rrezik për demokracinë amerikane.

Duke parë videon në fjalë, me mediat kryesore në SHBA që thonë të njëjtën gjë fjalë për fjalë, shumëkush mund të krijojë dyshime e të jetë i paqartë, se çfarë në fakt mund të jetë më e rrezikshme për demokracinë e një vendi.

Duket se dhe në SHBA ndodh ajo që po ndodh me TV kombëtare në Tiranë, të cilat janë nën ndikimin thuajse absolut të Endri Fugës. /Hashtag.al

*Video Credit: Erton Hysenllari në Facebook